Friday, September 18, 2020

Tirana shkatërron Partizanin, 5 ‘shuplaka’ të rënda, loja ‘përfundon’ që në 2 minutat e para

Një ndeshje me plot gola dhe emocione ka qenë ajo midis Tiranës dhe Partizanit, ku bardhë e blutë kanë mposhtur me rezultati 5-1 Partizanin në kryendeshjen e javës së 24-ërt, duke u konfirmuar tashmë si pretendente për fitoren e kampionatit.

Duhet theksuar se ndeshja nisi mjaft vrullshëm për miqtë që shënuan që në minutën e dytë me anë të William Cordero, por në minutën e 15 do të mbeteshin me 10 lojtarë, teksa Batha do të realizonte dy gola, në të 15 dhe 18 me penallti.

Në pjesën e dytë Tirana do të shënonte edhe tre gola të tjerë. Fillimisht Idrizaj do të shënonte autogol, për të ardhur tek dy golat e talentit Ernest Muçi.

Goli i pestë që vulosi edhe takimin, ishte një perlë e vërtetë nga rreth 30 metra distancë.

Tirana momentalisht ka 47 pikë dhe është në vend të parë, ndërsa Partizani ka 38 pikë dhe është në vend të tretë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...

I rrethuar plot me njerëz, Pipero shpallet “Qytetar Nderi” (Pamje nga ceremonia)

Qyteti i Skraparit, vendi ku u lind dhe u rrit Doktor Pëllumb Pipero, e nderoi sot mjekun e shquar me titullin e lartë “Qytetar...