Sulmuesi i Leipzig dhe i përfaqësueses gjermane, Timo Werner, ka hyrë në librin e rekordeve të futbollit gjerman, duke thyer një të tillë që rezistonte që nga vitet ’70.
Ai i përkiste ish-lojtarit të Eintraht Frankfurt, Karl-Hainz Korbel, i cili në ato vite arriti në moshën 24 vjeç e 99 ditë që të regjistronte ndeshjen e 200-të si profesionist në elitën e futbollit gjerman.
Werner e theu këtë rekord, pasi arriti 200 ndeshjet në Bundesligë në moshën 23 vjeç e 262 ditë, duke u konfirmuar si një nga talentet e rinj më premtues për futbollin gjerman.
Sigurisht, Werner njihet më shumë edhe për golat e tij dhe ndaj Koln ai regjistroi të 75-tin në Bundesligë.
Një shifër që e bën të tretin më të ri që ka arritur këto numra mbresëlënës në këtë kampionat.
Vetëm Diter Myler dhe Gerd Myler e kanë arritur në një moshë më të re shifrën e 75 golave në Bundesligë dhe duke parë paraardhësit, është e qartë se edhe Werner e pret një e ardhme e shkëlqyer.