Tifozët holandezë paralajmërojnë trazira me incidentet e para, filmojnë veten duke urinuar mbi autobusin e Romës

Ndeshja mes Romës dhe Feyenoord-it që do të luhet në Tiranë është në fokus të mediave vendase dhe botërore, për shkak të përmasave të kësaj sfide dhe asaj që përfaqëson si edhe incidenteve të cilat kanë filluar fill pas ardhjes të tifozëve në vendin tonë ku janë regjistruar edhe incidentet e para.

Në një video të bërë virale, shihet se si një tifoz i ekipit holandez urinon mbi autobusin e Romës. Të rinjtë gjithashtu kanë paralajmëruar trazira dhe incidente, pasi të dyja ekipet kanë kohë që nuk janë ndeshur me njëra-tjetrën. Shumë prej tifozëve janë parë pranë hotelit ku po qëndron delegacioni i Romës dhe kanë takuar të takohen me trajnerin Mourinho. Kur nuk e kanë gjetur, filmuan veten duke urinuar mbi autobusin e ekipit të njohur.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit