Friday, September 18, 2020

“Testet serologjikë të gabuar, i njëjti person doli negativ tek QSUT dhe pozitiv tek privati”, denoncimi i PD

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se nuk e ka nën kontroll situatën duke bërë testet serologjike. Ish deputeti Bardh Spahia ka publikuar rezultatin e një personi, i cili nga testimi në QSUT ka dalë negativ në testin serologjik.

Por po i njëjtin person, në spitalin privat ka dalë pozitiv. Spahia ka thënë se personi i testuar është punonjës i laboratorit të QSUT. Ai pyet qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë nëse ka informacione se dhe testet serologjike si tamponët, janë falsë.

Testi i publikuar nga Spahia

Reagimi i Spahias:

EDHE TESTET SEROLOGJIKE ME REZULTAT TE GABUAR, QEVERIA HESHT!

Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!!
A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm?
A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?
Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!
Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!

Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë
Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë
Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë
Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë
Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...