Tepsia e tenderave

Përgjithësisht u zë më shumë besë shifrave dhe jo fjalëve, pasi jo rrallë këto të fundit përpiqen të mbulojnë shifrat. Po paraqes disa prej shifrave nga tepsia e tenderave që qeveria ka shpërndarë për miqtë e saj. Shifra të cilat i ka parasysh edhe Departamentii Amerikan i Shtetit në raportin e fundit mbi korrupsionin në gjithë sektorët e qeverisë Shqiptare.

Për vitin 2017 janë shpallur 8675 tendera me një vlerë totale prej 925 miliard lekësh (694 mln euro) që është një vlerë e barabartë me 31% të vlerës totale të tenderave në katër vjet.

Nga totali i tepsisë së parave publike të keqpërdorura nga qeveria Rama llogaritet se 30% e tenderave apo 85.5 miliardë lekë (65.5 milion euro) janë shpërndarë pa pasur një garë sikundër ligji e kërkon.

Nga tepsia e tenderave, qeveria u ka dhënë oligarkëve 540 tendera që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 50.5 miliardë lekë (37.8 milion euro).

Rreth 30% e pjesëmarrësve në garat e tenderave kanë qenë të vetëm, duke dëshmuar paracaktimin e fituesit apo kushte të vështira për të përjashtuar palë të treta.

Në 1281 ose 26% të procedurave të prokurimit është kualifikuar si fituese oferta më e lartë por nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, do te kurseheshin 55.2 miliardë lekë (41.4 milion euro) ose 6% e vlerës total të prokuruar për vitin 2017.

55.2 miliardë lekë (41.4 milion euro) është fondi i nevojshëm për mirëmbajtjen e të gjithë rrugëve në Shqipëri, por qeveria vendos që të shpërdorojë paratë publike për oligarkët e të lërë “rrugët rrugëve”.

Prokurimet publike janë dëshmi e qartë e dështimit të turpshëm dhe vjedhjes së hapur që një qeveri e korruptuar ka prodhuar nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot. Nga Jorida Tabaku

 

TE FUNDIT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Mafia Rama-Veliaj/ Reagon ashpër Këshilltari gjerman: “Rasti i Kryebashkiakut, jo i izoluar”

Martin Henze, një prej këshilltarëve të CDU-së gjermane, ka reaguar lidhur me përgjimet e anti-mafies italiane të publikuara së fundmi, ku hidhet dritë mbi...

Arian Çani e pyet ‘live’ këngëtarin shqiptar nëse është gay, ja përgjigja e tij

Këngëtari Mirudi u etiketua si “Konçita shqiptare” për faktin se tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij në Festivalin e Këngës. Në një lidhje direkte...

Dogji për së gjalli 12-vjeçaren shqiptare/ Zbulohet pas 9 vitesh identiteti i pedofilit që tentoi të përdhunonte të miturën në Greqi

Greqi – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa vitesh ndaj një vajze të vogël me origjinë shqiptare, e cila u dogj e...

E bujshme/ Italia hedh në gjyq kompanitë prodhuese të vaksinës anti-COVID, zbardhet arsyeja

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se Italia do të kërkojë llogari ndaj kompanive Pfizer dhe AstraZeneca për vonesat në dërgimin e vaksinave. Përmes një postimi...