Të zhdukura prej vitesh, gjenden në Greqi dy pikturat e Picasso-s dhe Piet Mondrian

Policia greke ka gjetur dy piktura të artistëve të njohur, Picasso dhe Piet Mondrian. Këto piktura ishin vjedhur gati një dekadë më parë.

Megjithatë, nuk është dhënë asnjë detaj mbi autorët e grabitjes. Piktura e Pikasos është ajo e një gruaje të veshur me stilin e grave kubaneze, ndërsa tek piktura tjetër e vitit 1905, është një mulli me erë.

Këto vepra prej vitesh kanë qëndruar në Galerinë Kombëtare të Athinës. Mbi këtë ngjarje është arrestuar një person grek, pasi autoritetet ndërkombëtare kishin njoftuar ato greke me dyshimin se piktura ndodhej brenda territorit të tyre.

- Advertisement -

Pritet që autoritetet greke të mbajnë një konferencë sot mbi pikturën e njohur. Piktura e Picasso-s u vodh 9 vite më parë në një galeri të arteve të bukura.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA