Friday, October 30, 2020

“Tashmë është zyrtare, kemi hyrë në valën e dytë të koronavirusit”, Ministri i Shëndetësisë tregon çfarë na pret

Ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset, në një konferencë për media ka deklaruar se vala e dytë e COVID-19 ka mbërritur në Zvicër.

Zvicra ka marrë masa të reja për të luftuar koronavirusin, pasi numri i infeksioneve është dyfishuar brenda një jave, ndërsa spitalet po mbushen çdo ditë e më shumë.

“Masat e reja nuk janë të krahasueshme me ndërhyrjen e Këshillit Federal në mars”, ka theksuar ministri, duke iu referuar masës së gjendjes së jashtëzakonshme që ishte marrë në fillim të pandemisë, në mars 2020.

“Gjithçka do të vendoset së bashku me kantonet, he kantonet mund të vendosin për masat e mëtejshme”, shtoi ai.

Shifrat e ditëve të fundit në zvicër janë alarmante, ndërkohë që ekspertët presin që të ketë rreth 12 mijë raste të reja me COVID-19 në ditë, brenda 2 javëve të ardhshme.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...

“Ja vatrat kryesore të përhapjes” Pëllumb Pipero, bën deklaratën e rëndësishme për virusin

Pas masave të reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëv si pasojë e rritjes së rasteve me COVID19, ka folur dhe mjeku i...