Kryeministri Edi Rama ka qenë sot bashkë me ministren Manastirliu për vizitë tek depoja farmaceutike në QSUT. Aty janë duke u mbajtur në temperaturë të ulët vaksinat anti-Covid.

Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook një video nga kjo vizitë. Por të shumtë kanë qenë qytetarët e revoltuar, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre në komentet e videos.
Ata kanë akuzuar qeverinë për mënyrën si trajtohen të sëmurët me Covid në spitale. Më konkretisht, disa prej tyre kanë përmendur rastin e djeshëm, ku u denoncua sanitarja Tire Alldervishi që i kishte zhvatur miliona lekë një vajze.
Nuk ka munguar as replika e Ramës ndaj komentuesve. Ai u ka kërkuar atyre që mos t’i përgjithsojnë të gjithë mjekët.
Replikat më poshtë:

