Një tjetër rast vetëvrasje ka tronditur vendin. Një 60 vjeçar është hedhur mbrëmjen e djeshme nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Së fundmi, është bërë e ditur identiteti i pacientit. Viktima është Leonard Skabona, nga qyteti i Rrëshenit.
I ndjeri është hedhur mesnatën e kaluar nga dritarja e dhomës së tij, ku ishte shtruar prej 10 ditësh. Raportohet se policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit.
Po ashtu, janë marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur më shumë detaje mbi këtë ngjarje. Policia nuk e bëri të ditur në njoftimin zyrtar se pacienti ishte me Covid, por ky detaj u zbulua nga mediat.
