Friday, September 18, 2020

Sulmoi media për koronavirusin/ Bushati ironizon Ramën: Ka edhe më keq, në Kinë janë burgosur njerëz

Në një kohë që alarmi për përhapjen e koronavirusit është më i madh se kurrë, pasi në Itali ka arritur në 3 numri i viktimave, kryeministri Edi Rama në vend që të fliste për masat e marra sulmoi sërish mediat.

Kreu i qeverisë shqiptare ju bëri thirrje shqiptarëve që mos dëgjojnë mediat se çfarë shkruajnë për koronavirusin, ndërsa theksonte se në vendin tonë nuk ka nevojë për alarm.

Lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit Rama ka reaguar edhe analisti Andi Bushati.

Përmes një postimi në facebook, Bushati me ironi shkruan se ka lider edhe më të egër se Rama, pasi presidenti kinez ka burgosur 351 persona për përhapje lajmesh të rreme për koronavirusin, pavarësisht se në Kinë ky virus ka bërë namin.

Ja postimi i Bushatit:

Edi Rama ka bërë sot një status kundër atyre që përhapin lajme të rreme për koronavirusin. Deri me tani regjimi kinez i Xi Jinpingut ka arrestuar 351 persona për perhapjen e lajmeve të rreme dhe ka dëbuar tre korespondentë të ‘Ëall Street Journal’ për të njëjtën gje. Ka gjithmonë edhe më keq.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...

I rrethuar plot me njerëz, Pipero shpallet “Qytetar Nderi” (Pamje nga ceremonia)

Qyteti i Skraparit, vendi ku u lind dhe u rrit Doktor Pëllumb Pipero, e nderoi sot mjekun e shquar me titullin e lartë “Qytetar...