Friday, September 18, 2020

Stuhia e fuqishme godet rajonin, Meteoalb tregon si do të ndikojë në Shqipëri, çfarë parashikohet

Meteorologët kanë parashikuar një uragan që do të prekë zonat mesdhetare më 18 shtator. Stuhia tropikale do të sjellë era të forta dhe rrebeshe shiu.

Ekskluzivisht për abcnews.al Meteoalb bën në ditur se Shqipëria mbetet në periferi të kësaj stuhie duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës dëri në 45 Km/h.

Ndërkohë, “uragani” parashikohet të prekë brigjet e Italisë Jugore, po ashtu dhe Jugun e Greqisë.

“Zhvillimi i një stuhie tropikale në Mesdhe do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere, ku parashikohet që shpejtësia e erës në det të jetë deri 200km/orë.

Kjo stuhi do të prekë dhe brigjet e Italise Jugore, po ashtu dhe Jugun e Greqisë.

Vendi ynë mbetet në periferi të kësaj stuhie duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës deri në 45 Km/h”, thekson Meteoalb

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...