Skandali/ Studentët organizojnë festat, kush infektohet i pari me koronavirus fiton shumën e madhe të parave

Një ngjarje e rëndë është raportuar se ka ndodhur në SHBA mes të rinjve. Disa studentë kanë organizuar festa dhe kanë garuar se kush do të infektohej i pari me koronavirus.

Personi që e arrinte këtë qëllim, fitonte një shumë të madhe parash. Partitë politike në këshillin e qytetit të Tuscaloosa në Alabama kanë mbajtur një takim për të parandaluar këtë fenomen të rrezikshëm.

“Të rinjtë vendosën të garojnë se kush infektohet i pari me koronavirus. Ata po e bëjnë qëllimisht këtë kundrejt fitimit të parave”, ka thënë një përfaqësuese e këtij takimi për mediat.

Ngjarja vjen kur këshilli i qytetit miratoi rregulloren që njerëzit të dilnin me maska në rrugë. Në kampusin e Universitetit të Alabama dhe të disa kolegjeve të tjerë, janë shtuar shumë rastet pozitive me koronavirus.

Nga 2049 të infektuar, kanë humbur jetën 38 persona, bën të ditur Departamenti i Shëndetit Publik. Shefi i Zjarrëfikëseve të rajonit, Randy Smith, konfirmoi sjelljen e studentëve gjatë takimit.

“Ne menduam se në fillim ishte një lloj zhurme e rreme. Pas disa kërkimeve, rezultoi se çdo gjë ishte e vërtetë”, ka thënë ai.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Dua Lipa në pritje të ëmbël? Këngëtarja kapet mat me këtë detaj

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të njohura në të gjithë botën. Së fundmi, ajo ka shkuar për pushime në Meksikë...

Dikur ishte në kopertinat e revistave, modelja përfundon e pastrehë

Loni Willison, ish gruaja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, ka përfunduar e pastrehë. Ish modelja është fotografuar duke kontrolluar nëpër koshat...

E rëndë/ I kushton shtrenjtë gabimi gjatë gjuetisë, humb jetën 40 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spotelo të Italisë. Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një pakujdesie gjatë...

Video që po çmend Greqinë/ Dy të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë në rresht, thërrasin emrin e…

Një video e cila ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ka alarmuar autoritete greke të ushtrisë. Siç shihet në video dy shqiptarë u japin...