Stresi harron Keisin, prezanton të dashurën e re, si u njoh me dashurinë e radhës

Stresi i surprizoi të gjithë dje duke prezantuar papritur të dashurën e re. Të paktën kështu la ai të kuptohet.

Reperi ka publikuar një video në Instastory ku shihet në makinë me një vajzë identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar pasi e ka mbuluar portretin e saj. Nëse do bëhej fjalë për shoqe ai nuk do ia fshehte identitetin. Megjithëse shpejt u zbulua se bëhej fjalër për një modele me emrin Megi.

Dyshimet për lidhje u shtuan akoma më shumë kur reperi publikoi një status ku fliste për të shkuarën dhe të tashmë si një referencë për martesën e tij me Keisin.

- Advertisement -

“Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“- shkruante ai.

Por kush është e dashura e re e reperit?

Megi është një modele e njohur e cila ka marrë pjesë në disa videoklipe. Mes tyre edhe te ai i Stresit.

Bukuroshja është shfaqur në këngën “Savage” që reperi publikoi pak javë më parë. Ajo publikoi asokohe një foto krah tij ku shiheshin të përqafuar teksa Stresi e sheh shumë ëmbël. Dyshohet se ata janë njohur në xhirimet e kësaj kënge ndonëse aktualisht nuk dihet ende asnjë detaj rreth kësaj romance.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit