Spartak Ngjela plas “bombën”: “Rusia po përdor Berishën dhe falangat e tij për të destabilizuar Ballkanin”, zbulon planin e ish-kryeministrit

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën gjeopolitike, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një analize në rrjetet sociale, avokat Ngjela theksoi se në Shqipëri, Moska dhe Beogradi, duan destabilizim shoqëror dhe sipas tij, këtë e kërkojnë mes foltoreve të Sali Berishës dhe veglave të tij antishqiptare.

Madje, zoti Ngjela shkoi deri atje sa teksa akuzoi ish-kryeministrin Berisha si të korruptuar, u shpreh se ky i fundit po përdoret nga rusët për të destabilizuar Kosovën për llogari të saj dhe Serbisë.

“Sot në Ballkanin Perëndimor janë dy shtete shqiptare, dhe kjo është një arritje shekullore, sepse shqiptarët më në fund e garantuan sigurinë e tyre drejt shekujve që do të vijnë.

- Advertisement -

Po shqiptarët sot çfarë po bëjnë? Në Shqipëri, Moska dhe Beogradi, duan destabilizim shoqëror, dhe këtë e kërkojnë mes foltoreve të Sali Berishës dhe veglave të tij antishqiptare. Ky është tërësisht një grup njerëzish të korruptuar që vijnë nga qeveritë Berisha 2005-2013.

Por, në këtë kohë, politika amerikane ka insistuar juridikisht me ligje të veçantë kryerjen e reformës antikorrupsion në Shqipëri. Pikërisht këtu ka filluar reaksioni antikombëtar i të koruptuarëve, dhe po këtu e me këta njerëz ka lindur shpresa e Beogradit për të destabilizuar Shqipërinë e, madje, edhe Kosovën.

Politika ruse, po kërkon t’i japë mundësi Beogradit të ripushtojë Kosovën dhe të krijojë hegjemoninë e vet kundrejt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe po kuptohet se, pikërisht për këtë qëllim, destabilizimi i Shqipërisë me anë të aksionit antikombëtar të korrupsionit Berisha, është e vetmja shpresë e boshtit politik serborus për të destabilizuar Shqipërinë dhe Kosovën”, deklaroi Ngjela.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit