Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të çelë spitalin Covid 3, i cili gjendet në godinën e ish-Kirurgjive, në brendësi të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Struktura e re ka një kapacitet prej 150 shtretër dhe një njësi Reanimacioni. Për t’u ardhur në ndihmë pacientëve, të gjitha dhomat e spitalit Covid 3 janë pajisur me respiratorë, oksigjen dhe monitorë.

Gjithashtu është gati edhe ekipi mjekësor me mjekë dhe infermierë, të cilët kanë kryer edhe trajnimin disa mujor në spitalin Infektiv. Spitali Covid 3 fillimisht do të jetë një strukturë mbështetëse e dy spitaleve të tjera.

Pacientët të cilët përmirësohen nga ana klinike dhe negativizohen nga Covid, do të zhvendosen tek spitali Covid 3 për rehabilitimin e plotë pas sëmundjes.

Të tre spitalet Covid kanë në total 470 shtretër, prej të cilëve 120 në spitalin Covid 1 në Shërbimin Infektiv, 200 në spitalin Covid 2 tek Sanatoriumi dhe 150 në Covid 3.

Në fillim të javës spitali Covid 3 u inspektua edhe nga Kryeministri Rama dhe Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kohë në të cilën dhe u njoftua se spitali do të çelet për shkak të fluksit në rritje të pacientëve të prekur nga Covid që kanë nevojë për ndihme mjekësore.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Lajm i trishtë, aktori i rolit legjendar humb jetën

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. David Prowse, aktori i njohur britanik, që ka luajtur rolin e Darth...

“Më tha se nuk i shërbenin”, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëvra tek Senatoriumi rrëfen detajet shokuese

Për mediat ka folur Anton Skabonda, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëflijua sot tek “Shefqet Ndroqi”. Vëllai i të ndjerit i...

Krejt papritur, Einxhel Shkira largohet nga moderimi i emisionit “Binjakët”

Këtë sezon televiziv ka nisur emisioni “Binjakët” të vëllezërve Donald  dhe Romeo Veshaj. Bashkë me ta moderonte edhe Einxhel Shkira.

Iu gjet kokainë brenda në makinë, arrestohet nga policia këngëtari i famshëm

Këngëtari shumë i njohur grek, Notis Sfakianakis, është arrestuar nga policia. Ai u ndalua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.