Friday, September 18, 2020

Sot Shqipëri-Lituani/ Priten ndryshime, ja formacioni i mundshëm i kuqezinjve drejtuar nga Reja

Edi Reja pritet që të bëjë ndryshime për ndeshjen e sotme me Lituaninë, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C të Kombeve, e cila do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45.

Strakosha mund të mos ketë dyshime për këtë ndeshje, ndërsa përpara tij, edhe pse trajneri mund ta konfirmojë pesëshen, pritet që Mihaj të zërë vendin e Veselit.

Gjimshiti e Dermaku plotësojnë treshen e prapavijës, ndërsa Hysaj dhe Trashi me gjasë konfirmohen sërish.

Do të ketë minuta për Armando Brojën. Sulmuesi pritet që të jetë edhe nga minuta e parë, por mbetet për t’u parë nëse trajneri do t’i besojë deri në fillimin e ndeshjes apo jo.

Dy të tjerë që pritet të marrin minutat e para me Kombëtaren që nga starti i kësaj ndeshjeje janë Qazim Laçi dhe Endri Çekiçi.

Të dy mesfushorët pritet që të zënë vendet e Bares dhe Abrashit, të cilët kanë vrapuar jashtëzakonisht shumë në Bjellorusi.

“Gladiatori” Gjasula pritet të jetë edhe një herë pikë referimi në mesfushë.

Në sulm, Armando Sadiku pritet të ketë besimin për të nisur nga minuta e parë. Megjithatë, edhe për këtë rol ka ende dyshime.

Mbi të gjithë, tri janë edhe alternativat kryesore për dy postet titullare: Manaj, Broja dhe Sadiku.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Mihaj, Dermaku, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Gjasula, Laçi, Çekiçi, Sadiku, Manaj ose Broja

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...