Sonte vjen stuhia e dëborës, publikohet harta ku do të godasë

Moti pritet të përkeqësohet në orët në vijim. Mediat greke raportojnë se Ballkani dhe Mesdheu pritet të ndikohen nga i ftohti që do të sjellë stuhia e dëborës e pagëzuar me emrin “Carmel”.

Kjo stuhi dëbore pritet të godasë në fundjavë, me reshje të dendura shiu dhe dëbore, por edhe erëra të fuqishme.

- Advertisement -

Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar grek (EMY), i cili ka lëshuar buletinin urgjent të motit, moti i keq do të prekë kryesisht Mesdheun juglindor ku priten reshje të dendura. Sipas hartës së publikuar nga autoritetet greke, preket dhe një pjesë e vendin tonë.

- Advertisement -

Ndërkohë sot në rajon intervalet me diell do të jenë të gjata, me mot përgjithësisht të kthjellët.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA