Skulptura e çuditshme e Skënderbeut, Agim Doçi: Kur e pashë thashë është me Covid, duket sikur i ka rënë veremi…

Poeti i njohur shqiptar Agim Doçi ka ironizuar punën e skulptorit Sinan Aliaj, dy shtatoret e “famshme” të Skënderbeut dhe Adem Jasharit të vendosura në Prizren.

Në një intervistë për gazetarin Besart Jacaj, Doçi tha se kur e pa për herë të parë shtatoren e tij mendoi mos Gjergjit i kishte rënë Covid-i. nga mënyra e qendrimit, Doçi tha se heroi ynë kombëtar duket sikur i ka rënë veremi, me disa vite tuberkuloz.

Njejtë kritik ka qenë dhe për skulpturën e Adem Jasharit.

“Kur e pashë për herë të parë thashë i ka ra covid-i. ky nuk është heroi ynë kombëtar, por duket sikur ka 5 vjet që po vuan nga tuberkulozi, sikur i ka ra veremi. I ka dhënë një shkop aty me u mbajt. Nuk është traumë e të parës, për çdo njeri që nderon heronjtë e kombit. Gjergj Kastrioti i shënarbën e ka në një vulë origjinale jo Skënderbeg, se ai është vendosur nga sulltani turk. Në shumë biseda që kemi bërë këto 72 orë, ma kanë dërrmu shpirtin duke më pyt çfarë mendimi ke. Po çfarë mendimi kam? Çdo bust i heroit kombëtar vendoset në mes të kryeqytetit, këtë e kanë vendosur në një rrugicë aty në Prizren. Dhe për figurën e Adem Jasharit, e kanë vendosur në një skutë atje në një rrotondo, ku parkojnë vetëm kamionë dhe autobusë. I them skulptorit Sinan Aliaj që të ndërrojë ilaçet se nuk është në rregull. Gjergji luftoi 25 vite dhe kronikatë e asaj kohe që shumica kanë qenë turq, nuk kanë mundësi ta jiperbolizojnë kundërshtarin e tij. Unë jam inxhinier, jo karrocier. Dhe ky kal i tij ka qenë kamioçinë që i ka mbajt këto pesha, përkrenaren e tij, armaturën shpatën”.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e enjte, 21 janar

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira. Temperatura më e lartë...

Kishte frikë të shkonte në shtëpi nga koronavirusi, 36 vjeçari jeton për tre muaj në aeroport

Një 36 vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Chicago pasi kishte 3 muaj që jetonte në aeroportin e qytetit. Aditya Singh kishte...

Piu kokainën që i ra babait të tij nga xhepi, foshnja 13 muajshe dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë. Një foshnje vetëm 13 muajsh është dërguar me urgjencë në një spital pasi ka...

Si rrallë herë, Kryemadhi rrëfen detajet nga njohja me Ilirin: “Shkruanim letra dashurie”

Monika Kryemadhi ka qenë së fundmi në një takim me të rinjtë e qytetit të Fierit. Gjatë bashkëbisedimit, ajo ka bërë një...