Tire Alldërvishi pritet të shoqërohet sot në Gjykatën Penale të Tiranës. Aty ajo do të njihet me akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj saj dhe masën e sigurisë që do të caktohet.
59 vjeçarja mësohet se nuk ka thënë asnjë fjalë përpara oficerëve të policisë gjyqësore. Mësohet se ajo është shoqëruar në komisariat në mesnatën e të martës, vetëm disa orë pasi emisioni “Stop” publikoi denoncimin e vajzës.
Edhe pse asaj i është vendosur në dispozicion një avokat, Tire nuk ka dhënë një deklaratë. “Nuk kam asgjë për të thënë, jam e tronditur. Do flas në një moment të dytë”, këto kanë qenë të vetmet fjalë që 59 vjeçarja ka thënë.
Në këtë mënyrë, ajo as nuk ka mohuar apo pohuar akuzat ndaj saj. Në hetim për këtë ngjarje, Prokuroria ka marrë edhe 4 persona të tjerë që punojnë tek “Shefqet Ndroqi”.
