Skandali i sanitares me pacienten me Covid, Prokuroria bën lëvizjen e rradhës

Prokuroria e Tiranës ka reaguar pas skandalit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Një vajzë e re denoncoi shfrytëzimin që sanitarja Tire Alldervishi ka bërë ndaj saj, duke i zhvatur 8 milionë lekë.

Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se shtetësja Eltjana Sinanaj ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi. Ajo e ka akuzuar sanitaren se i ka marrë shuma të konsiderueshme parash për t’i shërbyer mamasë së saj.

Megjithatë, e ëma e Eltjanës ndërroi jetë më 25 dhjetor nga koronavirusi tek spitali i Senatoriumit. Tire i është prezantuar Eltjanës si infermiere në vend të sanitare dhe pavarësisht se mori paratë, nuk i shërbeu si duhej mamasë së saj.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të hetojë këtë rast. Hetimet do verifikojnë nëse bëhet fjalë për një skenë të mirëfilltë përfitimi nga personeli ndihmës apo mjekësor në kurriz të të sëmurëve me Covid-19.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e enjte, 21 janar

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira. Temperatura më e lartë...

Kishte frikë të shkonte në shtëpi nga koronavirusi, 36 vjeçari jeton për tre muaj në aeroport

Një 36 vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Chicago pasi kishte 3 muaj që jetonte në aeroportin e qytetit. Aditya Singh kishte...

Piu kokainën që i ra babait të tij nga xhepi, foshnja 13 muajshe dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë. Një foshnje vetëm 13 muajsh është dërguar me urgjencë në një spital pasi ka...

Si rrallë herë, Kryemadhi rrëfen detajet nga njohja me Ilirin: “Shkruanim letra dashurie”

Monika Kryemadhi ka qenë së fundmi në një takim me të rinjtë e qytetit të Fierit. Gjatë bashkëbisedimit, ajo ka bërë një...