“Situata ka dalë nga kontrolli”/ Shkon në 1 milion numri i pulave të ngordhura në Durrës, kërkohet ndërhyrje urgjente nga shteti

Mësohet se ka shkuar në një milion numri i pulave të ngordhura në qytetin e Durrësit, që përbëjnë 80% të tufës së dy pularive.

Dy subjekte janë prekur nga kjo ngordhje masive e pulave dhe se ato kërkojnë ndihmën e shtetit për t’i groposur.

Ndërkohë, ditën e djeshme u deklarua se kemi të bëjmë me grip shpendësh dhe u urdhërua që të asgjësohen të gjitha shpendët e ngordhura.

- Advertisement -

Ndërkohë që për të gjitha rastet e dyshuara do të merren kampionët nga pronarët e shpendëve dhe do të dërgohen në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për analizim.

Me ngordhjen e shpendëve, ekspertët kanë dhënë disa këshilla për higjienën dhe shëndetin e konsumatorëve. Sipas tyre, sugjerohet që ushqimet e mishit të shpendëve të llojit pulë të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara.

Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe dezinfektuesve po ashtu, prandaj praktikat e mira higjienike (dezinfektimi i sipërfaqeve) dhe higjiena personale (larja e duarve) ndihmon në kontrollin e rrezikut. Nëpërmjet Autoritetit Kombëtar të Ushqimit njoftojmë konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda standardeve të gjurmueshmërisë dhe janë të verifikuara nga inspektorët tanë, të cilët po rivërejnë në terren çdo subjekt tregtues, përpunues mishi shpendësh për një perputhje të plotë të gjurmueshmërisë.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit