Ministri i Shëndetësisë së Austrisë, Rudolf Anschober, ka dhënë një paralajmërim. Sipas tij, Austria ndodhet në fazën më të vështirë të pandemisë.
Ai ka thënë se varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe ka ndikuar në rritjen e rasteve të reja.

Për “ORF”, ministri ka thënë se pritet që Austria të zgjasi kufizimet e Covid këtë javë. “Kemi një problem shumë të madh”, tha ai.
Austria ndodhet në një situatë të ngjashme si Europa përsa i përket Covid. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 1917 raste të reja dhe 49 persona ndërruan jetë.