Siguria që ofroj Enver Hoxha në diktaturë, bunkerët u shiten për hekur në demokraci

Në fillim të vitit 1971 u zhvillua në Tiranë Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili shqyrtoi tezat e Artit Ushtarak dhe projektet për Fortifikimin e vijave të mbrojtjes. Arti Ushtarak Popullor parashikonte që e gjithë Shqipëria të stërvitej dhe armatosej për t’i bërë ballë armikut. Ideja e fortifikimit të vendit mbështetej fortë nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili u vendos vetë në vijën e parë së bashku me një grup specialistësh të talentuar siç ishin Mero Backa, Alfred Moisiu (Presidenti), Josiv Zegali etj.

Modeli shqiptar i bunkerëve u realizua pasi u konsultuan të gjitha sistemet e mëparshme që nga vija Marzhino deri tek lufta në Vietnam. Sipas literaturës së kohës, bunkerët shqiptarë ishin të aftë të përballonin të gjitha armët e kohës, por edhe armët kimike dhe bërthamore me fuqi deri në 20 kiloton. Prodhimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre u krye në vitin 1975 në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë u krye në Peldhja të Sarandës në vitin 1976.

Brenda bunkerëve u vendosën kafshë të gjalla dhe më pas nisi bombardimi i zonës me armët më të rënda që kishte ushtria shqiptare. Në Sarandë u hodhën mbi 1000 predha artilerie dhe më pas aviacioni hodhi mbi 100 bomba 50kg, 250kg deri në 500kg. Bunkerët i rezistuan bombardimeve dhe kafshët brenda mbijetuan. Përpara se çështja të dërgohej për miratim në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes, u bënë edhe eksperimente të tjera dhe të gjitha dolën me sukses. Më pas Byroja Politike vendosi atë që njihet si bunkerizimi i Shqipërisë.

- Advertisement -

Fortifikimi masiv që nisi në vitin 1975 vazhdoi deri në vitin 1985, kur vdiq Enver Hoxha. Dhjetëra specialistë ixhenierë shqiptarë u nisën në Europë, kryesisht në Suedi, Francë dhe Itali, ku arritën të lidhin kontrata për blerjen e makinerive të prodhimit të çelikut dhe të betonit special. Në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore u krijua edhe posti i zv.ministrit për fortifikimet. Sistemi i bunkerëve është bërë në mënyrë rrethore në mënyrë që të mbrohen nga njëri-tjetri përmes dy vijave mbrojtjeje.

Bunkerët në Shqipërisë janë një pamje e kudogjendur në vend, me një mesatare prej 5.7 bunkerësh për çdo kilometër katror. Bunkerët u ndërtuan gjatë qeverisjes komuniste të Enver Hoxhës nga vitet 1960 deri në vitet 1980. Në vitin 1983 ishin ndërtuar gjithsej 173.371 bunkerë betoni në të gjithë vendin.

Në 1971 Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të PPSH-së i kryesuar nga Enver Hoxha filloi projektin e bunkerizimit të Shqipërisë, i cili qëndroi operativ nga 1975 deri në 1983: në këtë periudhë u planifikuan të ndërtoheshin 221.143 bunkerë, por u ndërtuan “vetëm” 173.371. Pak a shumë, një në çdo 11 banorë. Gjatë periudhës së ndërtimeve, e cila zgjati 8 vjet, me një mesatare mbi 21.000 bunkerë të ndërtuar në vit, vdiqën me qindra ushtarë e civil për shkak të aksidenteve në punë. Ata janë ndër viktimat e komunizmit të cilët edhe sot janë tërësisht të harruar.

Programi i “bunkerizimit” të Enver Hoxhës rezultoi në ndërtimin e bunkerëve në çdo cep të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke filluar nga kalimet e maleve në rrugët e qytetit. Ato kurrë nuk u përdorën për qëllimin e tyre për të cilin u ndërtuan. Kostoja e ndërtimit të tyre ishte një zbrazje e burimeve finaciare të Shqipërisë, duke i shmangur ato nga nevojat më urgjente, siç ishte trajtimi i mungesës së strehimit të vendit dhe rrugëve të varfra.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1990 bunkerët u braktisën. Shumica janë tashmë të braktisur, ndonëse disa janë ripërdorur për qëllime të ndryshme, përfshirë strehimin rezidencial, kafenetë, depot dhe strehëzat për kafshët ose të pastrehët. Disa e panë shkurtimisht përdorimin në konfliktet e Ballkanit të viteve 1990

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekjen e tij në prill 1985, Enver Hoxha ndoqi një stil politik të bazuar në vijën e ashpër të stalinizmit me disa elementë të maoizmit. Ai u prish me Bashkimin Sovjetik pasi Nikita Hrushovi filloi reformat duke e tërhequr Shqipërinë nga Pakti i Varshavës në vitin 1968, në shenjë proteste ndaj pushtimit të Çekosllovakisë dhe prishi marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës pas vizitës së Presidentit amerikan Richard Nixon në vitin 1972 në Kinë.

Regjimi komunist vazhdone të kishte probleme me fqinjët për shkak se Greqia vazhdonte të kishte në fuqi luftës që pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Jugosllavia kishte synuar ta merrte Shqipërinë dhe ta bënte atë republikën e shtatë të saj si dhe përdorimin e politikavë shoviniste kundrejt shqiptarëve etnikë në Kosovë duke pretenduar se udhëheqësit jugosllavë po ndjekin një politikë të shfarosjes atje.

Duke filluar nga viti 1967 dhe duke vazhduar deri në vitin 1986, qeveria shqiptare kreu një politikë të “bunkerizimit” që solli ndërtimin e qindra mijëra bunkerëve në të gjithë vendin. Ata u ndërtuan në çdo vendndodhje të mundshme, duke filluar nga plazhet dhe malet, në vreshtat dhe kullotat, në fshatra dhe qytete. Regjimi i kohës parashikonte që Shqipëria të luftonte në dy fronte ndaj një sulmi që mund ti vinte nga Jugosllavia, NATO-ja ose Traktati i Varshavës që përfshinte sulmin e njëkohshëm deri në njëmbëdhjetë divizione desante ajrore.

Doktrina ushtarake e Shqipërisë bazohej në konceptin e “luftës popullore” duke u mbështetur në përvojën e fituar në rezistencën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që kishte arritur të çlirojë veten pa ndërhyrjen e trupave të huaja (edhe pse partizanë përfituan nga sasi të mëdha të furnizimeve dhe armëve të siguruara nga aleatët). Forcat e Armatosura bazoheshin në modelin partizan dhe u ndërtuan rreth njësive të këmbësorisë; 75 për qind e forcave të rregullta dhe 97 për qind e rezervistëve ishin të punësuar në rolet e këmbësorisë.

Strategjia e partizanëve u bazua në luftën e guerrilasve në mal, në të cilën ata strehoheshin në male dhe nisnin sulmet në fusha që ishin më pak të mbrojtura. Në të kundërt, integriteti dhe sovraniteti kombëtar i Shqipërisë synohej të mbronte me çdo kusht, gjë që kërkonte edhe mbrojtjen e fushave. Prandaj bunkerët kishin për qëllim krijimin e pozicioneve mbrojtëse përgjatë tërësisë territoriale të vendit. Bunkerët ishin të pozicionuar për ndërtimin e vijave të mbrojtjes dhe çdo vijë mbrojtjeje kishte një bunkier komandimi. Komandantët e vijës së mbrojtjes komunikonin me eprorët e tyre me radio ndërsa me vartësit e tyre në bunkerë nëpërmjet sinjaleve pamore.

Regjimi gjithashtu kërkoi intensivisht të militarizonte popullsinë civile. Nga një popullsi prej rreth tre milionë banorë 800.000 njerëz shërbyen në një farë mënyre në interes të mbrojtjes së vendit, duke filluar nga forcat e rregullta të armatosura, forcat rezerviste, forcat për mbrojtjen civile dhe njësitë rinisë shkollore të armatosur. Shumë sektorë shtetërorë jepnin kontributin e tyre në mbrojtjen e vendit dhe pothuajse e gjithë popullsia u vu në dispozicion të mbojtjes së vendit.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit