Friday, October 30, 2020

“Si ta pi ujin apo cigaren me maskë?”, Rama bën debat me qytetarët: “Të marrsha të keqen e mendjes së lehtë si pupël”

Vendimi i maskës me detyrim nuk është pritur mirë nga shumë njerëz. Kryeministri Edi Rama është përballur me komentet e disa qytetarëve të revoltuar mbi këtë vendim, ku disa e pyesin kryeministrin se si mund të pijnë ujë apo cigare në rrugë.

Komentuesi: “Si te erdhi sufllqja mish patate salc kosi ? Maske ne rruge po kur te te pihet nje cigare si do ka bejne duhan piresit apo ska gje ? Te pihet uj ne rruge te haet si do ja bejne apo ska gje . Ju qe mbroni akoma keto mostra , po i beni keq vendit akoma me shume se keta . Une i pari skam per ta vendos masken ne ambjent te hapur. E mbaj prej 4 muajesh ne pune se aty duhet vertet”.

Rama: “Kur te te pihet nje cigare e para do besh mire mos ta pish, per veten tende, po nese nuk ke aq fuqi sa te ruash mushkerite e tua, do ndalosh e do ta pish; kur te te pihet uje ne rruge meqe do shkosh ne kembe nga qyteti ne qytet, do ndalosh e do hapesh paguren qe do kesh ne brez dhe do ta pish; nese te hahet ne rruge do hapesh torben e udhetimit dhe do ulesh ne pyll e do hash nese je mes dy qyteteve, ndersa po te zuri uria ne qytet do hysh ne nje restorant, do ulesh, do heqesh masken dhe do hash!

Sa per monstrat ti u merr te keqen te gjithe njerezve te logjikshem qe thone mendimin e tyre ketu, e shyqyr jane shumica derrmuese si kudo, po per veten tende e jo per “keta qe po i bejne keq vendit”, thirri mendjes e shih c’behet ne Itali, ne France, ne Amerike e kudo ne bote o te marrsha une ty e te gjitheve si ti te keqen e mendjes se lehte pupel”.

Komentuesi: “Ne edhe bare do te hame edhe shoket dhe shoqet tane te Partise do ua veme veshin dhe gjithmone do t’ju bindemi urdherave dhe idaleve te Partise! Qe tani direkt edhe une qe nga Gjermania do e ve masken vetem per inat te Merkelit ta marri vesh si behet shtet! Posht armiqte dhe ideollogjit perendimore imperialiste, rrofte proletariati”.

Rama: “Lumi ti me kete po sa fe hyje nentori tash po i sheh “inatin e Merkelit” dhe “idealet demokratike” kur te te mbyllin prape aty ku je! Zot i madh, edhe ne mes te Europes disa shqipo vazhdojne te mendojne e te flasin sikur jetojne ne hene, nderkohe qe bota s’po di nga t’ua mbaje me kete virus te mallkuar”, shkruan kryeministri në përgjigjen e tij.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Shpërthen tritoli në shtëpinë e gazetarit shqiptar, për çfarë dyshohet deri tani

Në mesnatë i është vendosur një sasi tritoli banesës së gazetarit Elidon Ndreka. Ai jeton në fshatin Balldren të Lezhës.

Moti për ditën e premte, 30 tetor

Gjatë ditës së premte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Ndahet nga jeta kompozitori Avni Mula/ Dedikimi prekës nga e bija: “Fluturoi në Valsin e Përjetësisë”

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i shquar Avni Mula.Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë e bija,...

Infektohet mjekja në Elbasan, tre infermiere karantinohen, s’ka tampone

Infektohet me koronavirus një mjeke infeksioniste në spitalin rajonal ‘ Xhaferr Kongoli” Elbasan, Anjeza Dajlani. Sipas të dhënave të para mësohet se...