Shuhet familja shqiptare në aksidentin tragjik, përplasja e makinës me kamionin rezultoi fatale

Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar në autostradën Uhldingen Muhlhofen dhe Meersburg në Gjermani. Tre shqiptarë, me origjinë nga Kosova, kanë humbur fatkeqësisht jetën.

Shqiptarët ishin duke udhëtuar me një makinë Audi dhe po ktheheshin nga Kosova në Zvicër. Ata u përplasën me një kamion, 50 km para se të hynin në territorin e Zvicrës.

Për këtë shkak, aksidenti është shënuar në territorin e Gjermanisë. Viktimat janë anëtarë të një familje, ku policia zbulon se makina ka rrëshkitur dhe është përplasur përballë me kamionin.

Pamje nga aksidenti

Duhej ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e viktimave nga makina. Një 12 vjeçar dhe një 35 vjeçar ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një 18 vjeçar vdiq në spital.

Bashkëshortja e 35 vjeçarit është në gjendje kome. Një vajzë 11 vjeçe dhe shoferi i Audit kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa shoferi i kamionit është jashtë rrezikut për jetën.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Zbardhen prapaskenat e sherrit, ja arsyeja pse aktori Rezart Veleshnja u largua nga emisioni “Shiko Kush Luan”

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në...

Aksident rrugor në Tiranë, motori përplas 75-vjeçaren

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një motor, ka përplasur një këmbësore në rrugën ‘Tre...

Kur do të ndryshohet ora dhe a është kjo hera e fundit? Ja çfarë ka vendosur Bashkimi Evropian

Edhe në këtë vit ndryshimi i orës do të jetë si në vitet më parë, pavarësisht se BE e ka marrë tashmë vendimin për...

Momente nga protesta sotme/ 18 të proceduar, mes tyre ish deputetja dhe kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”

Policia ka proceduar penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit të sotëm para ministrisë së Jashtme greke.Ata do procedohen për veprat penale...