Shtimi i të infektuarve, ministria merr vendimin drastik: Mbyllen klubet e natës dhe lokalet me muzikë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka marrë një vendim drastik. Pas shtimit të të infektuarve, janë mbyllur klubet e natës.

Vet ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar mbylljen e këtyre aktiviteve. Prej ditës së sotme, nuk do ketë më asnjë klub nate apo disko hapur.

Kush nuk e zbaton këtë rregull, do ndëshkohet me 3 milionë lekë gjobë. Manastirliu bën të ditur se nuk do lejohet më asnjë muzikës pas orës 20:00 të darkës.

“Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare”, bën të ditur Manastirliu.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“10 mijë euro për helikopterin”, këshilltari i ministrit i kthehet Vokshit: “Zogëz vjeshte, për Berishën copëtova RENEA-n”

Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Hilë Lushaku, i ka kthyer përgjigje akuzave të ish deputetes së PD, Albana Vokshit. Kjo e fundit...

Moti për ditën e mërkurë, 25 nëntor

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...

Vrasja Azem Hajdarit/ “Kam listën me autorët e vrasjeve në Tropojë, Berisha të mos …

Në një intervistë të gjatë Sali Lushaj ka folur lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.Për gazetën Panorama Sali Lushaj shprehet se Sali Berisha nuk...