Shtëpia digjet nga zjarri, humb jetën i moshuari, jetonte i vetëm prej kohësh

Një zjarr ka rënë në nja banesë në fshatin Verbas të Patosit duke djegur brenda një të moshuar.

Viktimë është një 73-vjeçar, i cili jetonte i vetëm në shtëpi. Policia dhe zjarrfikësit mbërritën shpejt aty, por pa mundur të shpëtonin të moshuarin.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

- Advertisement -

Njoftimi i policisë

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Verbas , Patos, në banesën e shtetasit S. S., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi S. S., 73 vjeç, i cili ndodhej brenda në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit