Friday, September 18, 2020

Shqipëria ‘blindon’ fitoren, Cikalleshi e Bare na dhurojnë 3 pikshin e vyer

Shqipëria rikthehet në fushë pas rreth 10 muajsh pushime të detyruar për shkak të pandemisë dhe e nis me këmbën e mbarë, pasi triumfoi me rezultatin 0-2 në ndeshjen e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, në transfertën e Minskut ndaj Bjellorusisë.

Ndonëse me mungesa të shumta, Edi Reja i qëndroi besnik rreshtimit të tij 3-5-2 dhe skuadra iu përgjigj mjaft mirë në fushë, duke fituar bindshëm dhe duke marrë kryesimin e grupit 4 në Ligën C, me tre pikë, aq sa ka edhe Kazakistani që gjithashtu triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Lituanisë.

Shkëndija e parë ishte e kuqezinjve në minutën e 6’, që i shkuan pranë golit me sulmuesin Sokol Cikalleshi. Aksioni nisi nga krahu i majtë, ku Trashi u lirua bukur dhe shërbeu për kavajasin në zonë, ku ky i fundit lëshoi të djathtën, ndërsa topi u hoq nga një mbrojtës bjellorus mbi vijën fatale, i ndihmuar edhe nga një prekje me dorë. Protestojnë kuqezinjtë për penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri suedez, që lë lojën të vijojë.

Në minutën e 11’, Hysaj kombinon bukur me Abrashin dhe gjen saktë në zonë Rey Manajn, i cili koordinohet mirë dhe gjuan me të parën, por topi përfundon pak mbi kuadratin e portës bjelloruse.

Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, kur pas një zbritjeje të shpejtë të kuqezinjve, Cikalleshi u shërbye në zonë, zotëroi topin, doli jashtë 16-metërshit dhe lëshoi një të majtë potente, që u ndihmua edhe nga një devijim i Keidi Bares dhe përfundoi në rrjetën e portës kundërshtare.

Pas këtij goli vendasit provuan të zgjohen dhe ndërtuan disa aksione, por nuk e kishin forcën e duhur për të shkuar kërcënueshëm pranë portës së Strakoshës, pasi treshja para tij Dermaku-Gjimshiti-Veseli, ishin gjithmonë gati për të larguar rrezikun.

Nga ana tjetër kuqezinjtë e ulën intensitetin në sulm dhe u mjaftuan me një qarkullim më të dendur të topit, duke mos arritur të kërcënojnë më portën bjelloruse, ndërsa skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 0-1.

Edhe pjesa e dytë startoi njësoj siç u mbyll e para, me bjellorusët më aktivë në kërkim të golit të barazimit dhe kuqezinjtë që ishin rreshtuar mirë në gjysmëfushë dhe mbanin rrezikun larg portës së Strakoshës.

Pas 2-3 këndoreve radhazi, vendasit kërcënuan me një goditje të rrezikshme, por që ishte qëndrore dhe përfundoi në duart e Strakoshës, ndërsa Reja bëri lëvizjet e para, duke hedhur në fushë Roshin në vend të Trashit dhe më pas Balajn në vend të Cikalleshit.

Lëvizjet e trajnerit italian japin efektin e duhur, pasi nga një kombinim i bukur në të djathtë të sulmit mes Roshit dhe Bares, ky i fundit gjeti edhe golin e dytë, pas një gjuajtjeje nga brenda zonës, e devijuar edhe nga një mbrojtës bjellorus.

Goli i dytë çliron kuqezinjtë, që ndihen më të sigurt për marrjen e tre pikëve dhe fillojnë të zbresin më shpesh drejt portës kundërshtare, ndërsa në një sulm të shpejtë, është Roshi që provon të gjejë golin e tretë, por gjuajtja e tij është qëndrore dhe grushtohet nga portieri vendas.

Katër minutat shtesë të akorduara nga arbitri suedez nuk sollën asgjë për t’u shënuar, me përjashtim të disa zbritjeve të shpejta të kuqezinjve, të cilët festuan me meritë suksesin në një sfidë të komplikuar.

Kombëtarja Shqiptare e nis kështu mbarë edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, pasi merr tre pikët në trasnfertën ndaj Bjellorusisë dhe konfirmohet si pretendentja kryesore për kreun e grupit 4. Sfida e radhës do të jetë tri ditë më vonë në “Air Albania” përballë Lituanisë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...