Saturday, September 19, 2020

Shpërthim katastrofal në Liban, mbi 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur/ Pamjet tragjike

Një tragjedi ka ndodhur në kryeqytetin e Libanit, Bejrun, pasditen e sotme. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në depot e portit, ku mendohet se ndodhet një fabrikë fishekzjarresh.

Deri më tani, janë raportuar vetëm 25 viktima dhe janë plagosur mbi 2200 të tjerë, ndërsa pritet që bilanci të jetë më tragjik. Ende nuk është zbuluar shkaku i këtij shpërthimi masiv.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, ka njoftuar se nesër do të jetë Ditë Zie Kombëtare. Ndërkaq, Presidenti Michael Aoun ka thirrur Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për një takim urgjent në Pallatin Baabda.

Spitalet e Beirut janë jashtë kapaciteteve, pasi situata paraqitet shumë e rëndë. Guvernatori i qytetit të Beirut e ka quajtur këtë shpërthim si “një katastrofë kombëtare të ngjashme me Hiroshima”.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa është dëgjuar edhe në Qipro. Spitalet kanë bërë thirrje për dhurim gjaku.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga...

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.

Ndodh skandali, deputeti filmohet duke parë video erotike në Kuvend

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në Kuvendin e Tajlandës. Një deputet është filmuar...