Shoqëria civile paralajmëron sërisht protesa kundër Ramës: “Rritja e çmimeve të karburanteve e papërballueshme”

Shoqëria civile do të dalë sërish në shesh para kryeministrisë lidhur me çmimet e larta të karburanteve në vend të cilat duket se nuk kanë ndryshuar përkundrazi është vënë re një rritje. Ditët e fundit është lajmëruar nga Bordi i Transparencës se do të rritet sërish çmimi.

Sipas disa prej aktivistëve të cilët kanë reaguar shprehen se kto çmime janë absolutisht të papërballueshme për fuqinë ekonomike duke shtuar se protestuesit do t’i ketë sërish në shesh.
Kujtojmë që disa të tjerë nisën protestat disa javë më parë për rritjen e çmimeve, por i lanë në mes ato, pa dhënë ndonjë shpjegim

“Nafta sot 248 lekë. Çmim absolutisht i papërballueshëm për fuqinë tonë ekonomike. Këto 2 muaj asnjë nga profesorët e divanit që ngrinte pretendime se si bëhen protestat nuk e ngriti zërin. As nuk belbëzoi 1 fjalë.

- Advertisement -

Ata që baltë hedhin si tubacion ujërash të zeza sapo dikush guxon të ngrejë zërin kundër së keqes, kundër shtypjes. Asnjë nga ata nuk u pa shesheve apo nuk na udhëhoqi në rezistencë. Koha është treguesi më i mirë. Koha i tregon të tërë e gjithçka. Tani dy fjalë për qeverinë: Do na kesh te dera sërish”.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit