Friday, October 30, 2020

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga xhaxhai.

Vajza, që është identifikuar thjeshtë si Yaz, iu lut mjekëve në spital mos ta shëronin. “Unë dua të vdes, mos më shëroni më. Unë nuk dua të kthehem tek prindërit e mi që ata të vijojnë të më godasin”, ka thënë ajo.

Ishte një fqinje që e dërgoi vajzën më 21 gusht në spital. Mjekët e diagnostikuan me gjakderdhje të brendshme, shenja përdhunimi, djegie cigaresh dhe mushkëri të shembur.

Momentalisht, policët po hetojnë prindërit e saj, Rafael N. dhe Alejandra N., të cilët janë arrestuar. Qershorin e kaluar edhe motra 3 vjeçe e 7 vjeçares vdiq në rrethana misterioze.

Ndërkohë, xhaxhai i të miturës është shpallur në kërkim dhe akuzohet për përdhunimin e saj. Po kërkohet që prindërve t’u hiqet kujdestaria ndaj të miturës.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...

“Ja vatrat kryesore të përhapjes” Pëllumb Pipero, bën deklaratën e rëndësishme për virusin

Pas masave të reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëv si pasojë e rritjes së rasteve me COVID19, ka folur dhe mjeku i...