Shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda, kreu i KLP zbulon kur do fillojë puna e SPAK

Ditën e sotme, u bë e ditur se prokurorët e Krimeve të Rënda janë transferuar për në Prokurori të tjera. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të mbyllet pasi të fillojë puna e SPAK.

Gent Ibrahimi, kreu i KLP, ka treguar se si do të realizohet ky proces. Ai ka bërë të ditur se më datë 20 dhjetor do të mbyllet Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas Ibrahimit, puna e SPAK do të fillojë sapo të zgjidhet kreu i këtij institucioni më 18 dhjetor. Në 18 dhjetor, do të bëhen intervistat me tre kandidatët, dosjet e të cilëve janë në këshill.

Ibrahimi ka treguar se seancat dëgjimore do jenë publike. Ai ka thënë se në 19 fillojnë punën 8 prokurorët që janë caktuar, ku do ketë më shumë se 10.

“Këta prokurorë kanë shërbyer si prokurorë karriere. Ata do duhet t’i trajtojmë në një mënyrë që nuk i përgjigjet atyre. Pavarësisht problematikave të Durrësit, ngarkesa në Tiranë është më e madhe. Sot jemi para një situate se nuk kemi marrë një vendim individual për Donika Prelën por në kuadër të strukturimit’,  tha Ibrahimi.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e diel, 25 tetor

Gjatë ditës së diel, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Kim Jong Un ka ekzekutuar gruan e tij? Bashkëshortja e diktatorit prej 9 muajsh e zhdukur

Ri Soll-ju është bashkëshortja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Prej 9 muajsh ajo nuk është shfaqur më në...

E trishtë/ Foshnja e porsalindur infektohet me koronavirus, nëna e braktis në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Palermo të Italisë. Një nënë e re ka braktisur foshnjen e saj...

Vidhet llogaria në Twitter e Trump, e pabesueshme sa të thjeshtë e kishte fjalëkalimin presidenti

Llogaria në Twitter e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është hakuar së fundmi.Ka qenë...