Sunday, September 20, 2020

“Shkova në morg, por…”, nipi i vrau gruan, burri i Drita Saliajt rrëfen mes lotësh si e zbuloi krimin

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 5 janar, ku Drita Saliaj, 50 vjeçe u vra nga disa të rinjë që shkuan të grabisnin shtëpinë e saj. Autorët e kësaj ngjarje të rëndë janë nipi i gruas, një 16 vjeçar dhe dy shokët e tij.

Pasi e vranë, ata e hodhën trupin e 50 vjeçares në rezervuarin e fshatit të Gjerbës. Drita jetonte vetëm në shtëpi, pasi burri dhe dy djemtë punonin në Greqi.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, ka folur bashkëshorti i të ndjerës, Hair Saliaj. Për emisionin “Historia ime” ai ka rrëfyer se u alarmuan pasi nuk po e kapnin dot në telefon dhe lajmi u shkaktoi dhimbje të madhe.

Ai ka thënë se vëllai i tij i madh kishte marrë të birin dhe i kishte thënë të shkonin menjëherë në shtëpi. Kur mbërriti në atdhe, Hairin e kishte marrë djali i motrës dhe i kishte thënë të shkonin në morgun e Fierit.

… Më merr nipi, djali i motrës dhe më thotë trupi u gjend dhe ndodhemi në morgun e Fierit. Aty i them më prit dhe mos ikni pa ardhur unë. Vij në Fier dhe u thashë: Do më lejoni të shoh bashkëshorten si është masakruar. S’ka fjalë ta përshkruaj. Më thanë mos e prek trupin, vetëm e preka në ballë, e shikoja nga fytyra s’kishte ndonjë shenjë. Vetëm kërkoj drejtësi”, ka thënë ai mes lotësh.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...