“Shite lopën që të fusim babin në operim”/ Kërkesa skandaloze e mjekut ndaj djemve të pacientit që nuk kishin para

Tashmë nuk ka njeri që nuk e di se trajtimet e pacientëve ndryshojnë shumë nga spitalet publike ndaj atyre private.

Në një vend ku mjeksia publike po degradohet çdo ditë e më shumë, njerëzit priren të shkojnë drejt privatit për kushte më të mira.

Madje pacientët ftohen hapur nga mjekët për trajtim në spitalet e tyre private.

- Advertisement -

Një rast të tillë e ka bërë publik Hasan Simnica përmes një postimi në Facebook.

Ai ka qenë dëshmitar kur një mjek në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka bërë kërkesën skandaloze ndaj dy djemve të rinj për babain e tyre.

Sipas tij, mjeku iu tha që mënyra për ta shpëtuar të atin ishte ta dërgonin në Spitalin Privat. Mirëpo, djemtë me kushte të vështira ekonomike, i thanë që pasuria e vetme ihte vetëm një lopë që dispononin.

Siç tregon ai, përgjigja e mjekut ishte skandaloze me ç’rast ai iu tha djemve ta shisnin lopën në mënyrë që ta shpëtonin babain e tyre.

Simnica ka cilësuar se ka qenë dëshmitar i një rasti, për të cilin ai është i sigurt që qëndron si aktualitet në Kosovë.

Postimi i plotë:

NJË LOPË në kombinim të trajtimit në Spitalin Privat që gjindet mbrenda hapsirave të qkuk-së????.
Data 17.03.22 ora 15:00 në korridorin e Emergjencës Prishtinë.
Duke pritur në korridor për shkaqe se isha me familjarë aty për shkakë të një problemi akut bëhem dëshmitarë.
Person përafërsisht 40 vjet i veshur me pallto të zezë dhe farmerka të zeza ju thojke 2 djemve në mosha ndoshta 25 vjet.
Nëse doni ta shpëtoni baben unë ju organizojë Spitalin Privat ata ju pranojnë edhe ju shpëtojnë baben tuaj.
Ata djemtë i thoshin se nuk kemi pare e asë shumë pasuri vetëm një lopë e kemi!!!.
Shite LOPËN nëse doni me shpëtue baben.
Kjo është me siguri aktualitet ,por kesaj radhe u bëra dëshmitare direkt.
17.03.22 ora 15:00 korridori i emergjencës Prishtinë.
Vetëm vazhdoni se zoti nuk jav jep por njeriu.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit