Saturday, September 19, 2020

Shfrytëzonte të miturit për qëllime pornografike, përfundon në pranga 26 vjeçari nga Fieri

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “E-TRACE” për goditjen e krimeve kompjuterike. Në bashkëpunim me “Homeland Security” në SHBA, janë goditur dy raste të pornografisë me të mitur.

Pas këtij operacioni, është arrestuar një 26 vjeçar nga Fieri.  Policia kishte marrë njoftimin nga “Homeland Security” se ekzistonin disa profile në Facebook që bënin pornografi me të mitur.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, specialistët e krimit kibernetik në polici nisën hetimet, që zgjatën për 1 vit.  Shtetasi D. Dh, 26 vjeç, lindur dhe banues në Fier, është ndaluar në kuadër të këtij operacioni.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, 22 dhe 25 vjeç, banues në Fier dhe Tiranë. Në materialin kallëzues, bëhet fjalë për dy profile në Facebook, përmes të cilave janë dërguar foto të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të të miturve.

“Përdoruesit e këtyre profileve, me anë të komunikimeve në rrjetin social facebook, në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë. Nga hetimet e kryera në vazhdimësi u provua se të dyja këto profile i përkisnin shtetasit të ndaluar.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

Një laptop “Lenovo”, 10 aparate celular, karta e USB-së dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se kanë të bëjnë me veprën penale.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 10 vjet burg”, bën të ditur policia.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Tërmet në Greqi lëkundjet ndihen edhe në vendin tonë, publikohen të dhënat

Lëkundje tërmeti në Shqipëri. Lëkundja është ndjerë në Tiranë, por zgjati pak sekonda. Të dhënat e para flasin për një...

Moti për ditën e shtunë, 19 shtator

Gjatë ditës së shtunë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...