Policia e Shtetit ka arrestuar një 30 vjeçar, i identifikuar si shtetasi J. Qesaraka. Ky i fundit tentoi të vriste me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij.
Kjo ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Pendavinj të Maliqit. Policia njofton se mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 morën një telefonatë.
30 vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të 29 vjeçarit me inicialet B. D.
Ky i fundit për fat ka shpëtuar pa plagë. Ndërkohë, policia po kryen hetimet e mëtejshme mbi këtë krim.
