Sherr mes të rinjve ,19-vjeçari përfundon në spitalin e traumës në gjendje të rëndë

Një sherr mes tre 19-vjeçarëve ka nddhur në qytetin e Beratit, ku si pasojë njëri nga të rinjtë ka përfunduar në spitalin e Trumës si pasojë e plagëve të rënda. Sipas informacioneve paraprake në pranga ka rënë shtetasi H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha.

Mësohet se kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë së Beratit:

- Advertisement -

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha, kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit