Silva Bino mban postin e shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP. Ajo është pyetur nëse duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar koronavirusin.
Bino ka thënë se këta persona nuk kanë imunitet. Sipas saj, ata duhet të vaksinohen pasi antitrupat që krijohen pas kalimit të virusit nuk zgjasin shumë.
Bino ka marrë rastet kur ka pasur persona që 3 muaj pasi kanë qenë me Covid-19, janë riinfektuar për herë të dytë.
“Shumë persona që kanë kaluar Covid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike”, u shpreh Bino në “Opinion”.