Rameshbabu Praggnanandhaa quhet shahisti 16-vjeçar nga India, i cili mposhti shahistin numër një në botë, Magnus Carlsen në një turne.
Ai që në moshën 10-vjeçare ka marrë titullin “mjeshtër”, duke thyer rekord në këtë sferë, ndërsa u përball me norvegjezin Carlsen, numër 1 në renditjen botërore, në një turne online Kampionati Meltwater me shpërblim prej 1.5 milionë dollarë.
Sportisti indian i cili në vitin 2018 u bë “mjeshtër i madh”, kundërshtarin 31-vjeçar me 5 kampionate botërore të fituara, e mundi me 39 lëvizje duke arritur një sukses të rëndësishëm.
Gjithashtu Praggnanandhaa ka thyer dhe rekordin, duke u bërë dhe sportisti më i ri që ka fituar Carlsen-in që nga viti 2013 kur u bë kampion botëror.