Friday, September 18, 2020

Sali Berisha denoncon skandalin: “Punonjësve të administratës po u mbahen rrogat me detyrim për t’i shtuar tek ndihma për të prekurit nga tërmeti”

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka publikuar një mesazh të një qytetari dixhital, i cili i shkruan se administratës po i mbahet me detyrim gjysma e rrogës për të prekurit nga tërmeti.

Bashkangjitur me mesazhin e qytetarit Sali Berisha falenderon çdo shqiptar që jep kontributin e vetë për të prekurit nga tërmeti me aq mundësi sa kanë, por sipas ish-kryeministrit, mbajtja e detyruar e gjysmës së rrogës është banditesk dhe anormal.

POSTIMI I SALI BERISHËS:

Grabitje e rrogave te punonjesve nga narkoqeveria.

Miq, solidariteti me te demtuarit nga termeti sipas mundesise por jo i detyruar nga qeveria eshte nje vlere e lart fisnike njerezore.Çdo shqiptar duhet me gjithe zemer te ndihmoje me ate qe mundet qytetaret e demtuar nga termeti. Por kjo ndihme duhet te jete vetem si vlere shpirtrore dhe sipas vullnetit dhe mundesise se tij dhe ne asnje menyre si detyrim qeveritar.

Urdheri per mbajtjen e gjysmes se pages punonjesve te administrates i Edvin Kristaq Mafise eshte nje urdher banditesk amoral qe bazohet ne perdorimin e forces se ekzekutivit per ti rrembyer pagen punonjesve.

Denoj me ashpersi kete urdher dhe kerkoj anullimin e tij te menjehershem te tij si urdher antiligjor.

Lexoni protesten e punonjesit dixhital! sb

  1. Berisha ju shqetesoj pasi shteti shqiptar po ju pi gjakun shqiptareve. Jo me larg se sot na njoftuan se gjithe punonjesit e Kadastres duhet te japin gjysmen e rroges se tyre per shkak te termetit.

Jemi familjar me halle, me kredi, me njerez te semure. Nuk mundemi te japim kaq shume.

Kemi dhene sa kemi pasur mundesi se monetarisht ashtu edhe me ndihma ushqimore por kete se perballojme dot.

Anonim Z. Berisha se keta te heqin nga puna

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

I ati i vdiq dy javë më parë, humb jetën nga koronavirusi polici shqiptar

Një punonjës i policisë së Shtetit humbi jetën tek spitali Infektiv. Viktima është identifikuar me emrin Ilir Nerguti.Raportohet...

Përplasja fatale i merr jetën 30 vjeçarit që po lëvizte me biçikletë në Fier, mbeti i vdekur në vend

Një aksident fatal automobilistik është shënuar së fundmi në vend. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00.

Moti për ditën e premte, 18 shtator

Gjatë ditës së premte, në vend do të mbizotërojë koha e vranët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Tragjike, ndahet nga jeta mjeku i njohur, njihet si themeluesi i Okulistikës Shqiptare

Një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare, Gjergji Cepa, është ndarë sot nga jeta në moshen 81-vjeçare.Deri në moshën 78-vjeçare, edhe pse në pension, ai...