Saturday, September 19, 2020

Rusia deklaroi se do nxirrte vaksinën anti-Covid, OBSH bën deklaratën e fortë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar Rusinë. Ata i kanë kërkuar qeverisë ruse të ndjeki të gjitha udhëzimet mbi prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive ndaj Covid-19.

Paralajmërimi i OBSH ka ardhur pasi Rusia deklaroi se do të prodhonte vaksinën kundër Covid-19. Në njoftimin e qeverisë ruse, bëhej e ditur se do fillonte prodhimi i vaksinave në shtator.

Pritej që në muajt në vijim, të ishin prodhuar disa miliona doza të kësaj vaksine. OBSH ka deklaruar se të gjitha kompanitë kandidate për prodhimin e vaksinave duhet të kalojnë të gjitha fazat e testimit para prodhimit në masë.

Nga ana tjetër, shkencëtarët në Perëndim janë skeptikë mbi vaksinat ruse. Ata kanë frikë se studiuesit rusë mund të jenë nën presionin e qeverisë për të dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga...

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.