Rritja e çmimeve/ Sot, protestë para Kryeministrisë

Rikthehen protestat në vend kundër rritjes së çmimeve. Përmes thirrjeve në rrjetet sociale, u bëhet thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës pasditen e sotme.

Në njoftimin nga “Organizata Politike” thuhet se protesta do të mbahet në orën 18:00, dhe pikënisja e saj, do të jetë sheshi “Skënderbej” ndërkohë më pas qytetarët pritet të marshojnë drejt kryeministrisë.

Shkak i protestës është rritja e çmimeve dhe sidomos karburantit, teksa nafta ka shkuar gati 260 lekë/ litër.

- Advertisement -

“S’MBAN MË UJË PILAFI. Rritja e çmimeve s’ka të ndalur. Nafta ka arritur 258 lekë/litër, ndërsa vazhdojnë të rriten çmimet e ushqimeve dhe çdo produkti të domosdoshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve gdhihen çdo ditë e më të varfër, më të grabitur e të nëpërkëmbur.

Qeveria po dëshmon dita-ditës jo vetëm kapjen nga oligarkët, por edhe inkompetencë kriminale në administrimin e krizës. Oligarkët përfitojnë miliona euro subvencione, kurse më të varfrit marrin thërrime të cilave po u skadon afati. Ndërkohë që pjesa më e madhe e shoqërisë nuk përfiton asnjë masë lehtësuese, bordet qeveritare janë shndërruar në kartele ku përligjet rritja skandaloze e çmimeve. Në këto kushte, të durosh është luks që s’mund t’ia lejojmë vetes. Askush nuk mund t’i varë shpresat te një qeveri hajdute, e kompromentuar dhe e paaftë. Populli duhet të marrë në dorë fatet e veta”, theksojnë organizatorët e protestës.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit