Rritet ‘dembelizmi’, shqiptarët nuk duan të punojnë

Kohëve të fundit, sistemi arsimor në vend, ka humbur lidhjet me tregun e punës.

Ky problem vjen do ditë e më shumë në rritje sepse diplomat e prodhuara nuk përputhen me profesionet që kërkojnë sektorët.

 

Prandaj, shumë njerëz që kanë përfunduar arsimin e lartë në vend mbeten jashtë tregut të punës. Si për pasojë ata dekurajohen tërësisht për të gjetur një punë. Aq më tepër kur kjo punë është edhe jashtë profesionin të tij. Një pjesë e madhe e të diplomuarve shprehen të zhgënjyer edhet tregojnë se më mirë nuk punojnë fare se sat ë punojnë në një fushë për të cilën ka harxhuar vite për të studiuar.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2019, 18.1% e personave me arsim të lartë në moshë punë ishin inaktivë.

 

Të dhënat tregtojnë se së paku që nga viti 2016 e deri në vitin e kaluar, shkalla e “dembelizmit” te personat me arsim të lartë luhatet në intervalin 19-21%.

 

Një problem tjetër sipas ekspertëve është edhe zgjerimi i sektorëve të ekonomisë që nuk kërkojnë shumë kualifikim. Të tillë janë fasoni, call center, turizmi etj.

Këto zgjerime janë në favor të personave që nuk kanë mbaruar universitetin, por janë vetëm me arsimin e mesëm. Mirëpo ‘krenaria’ e të diplomuarve me universitet po bën që ata të mos dëshirojnë të punojnë në punë të tilla.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar, numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë. Kjo kategori në të cilën përfshihen edhe personat me PHD zuri 0.2% të totalit të të papunëve.

Ekspertët e ekonomisë, të cilët janë marrë gjatë me studimin e tregut së fundmi, shprehen të shqetësuar mbi këto shifra.

Sipas tyre, këto të dhëna mbi papunësinë sipas nivelit arsimor janë një pasqyrë e qartë e mospërputhjes së sistemit arsimor në vend me tregun e punës.

Diplomat e arsimit të lartë më së shumti janë për ekonomi, shkenca shoqërore dhe juridik, teksa nevojat për punë janë në bujqësi dhe turizëm.

 

Por si të mos mjaftojë kjo, situata vazhdon të shkojë edhe më shumë drejt përkeqësimit. Shifra të ngjashme ka pasur edhe më parë, madje në shumë gjimnaze janë bërë të qarta disa nga llojet e profesioneve më të kërkuara, në mënyrë që ata të mos nisnin një drejtim që do u jepte më pak mundësi për tu punësuar në të ardhmen. Mirëpo, kjo ka shkuar në ‘vesh të shurdhër’, pasi tendenca alarmuese drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë, vazhdon edhe të rritet.

Mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë.

Gjithashtu, duhet theksuar se dy vitet e fundit është ulur papunësia për personat me arsim 8-9-vjeçar me 2,4%, ndërsa për personat me arsim të mesëm me 1,2%. Dhe vazhdon të rritet papunësia për të diplomuarit gjithmonë e më shumë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Tragjike/ Tjetër humbje jete, vdes nga koronavirusi mjeku i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë është raportuar në media së fundmi. Një tjetër humbje nga bluzat e bardha për shkak të koronavirusit në...

“10 mijë euro për helikopterin”, këshilltari i ministrit i kthehet Vokshit: “Zogëz vjeshte, për Berishën copëtova RENEA-n”

Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Hilë Lushaku, i ka kthyer përgjigje akuzave të ish deputetes së PD, Albana Vokshit. Kjo e fundit...

Moti për ditën e mërkurë, 25 nëntor

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...