Rrëfim tronditës: “Si më mori Berisha truallin pranë Ambasadës për të përgjuar amerikanët. Ai do të arrestohet, në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë!”

Biznesmeni Sotiraq Naçi rrëfen historinë e tij të biznesit në vitin 1995 dhe kalvarin e peripecive që kaloi si një biznesmen i asaj kohe deri në shkatërrimin që i solli shteti në aspektin financiar deri edhe në goditjen dhe terrorin që i shkaktoi familjes së tij. I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ai ka thënë se shteti i Berishës në atë kohë i grabiti tokën pranë ambasadës amerikane më qëllimin që ta merrte SHIK-u i asaj kohe për të përgjuar amerikanët.

“Bleva 270 metra katror tokë pranë ambasadës amerikane. Ishte tokë shtet ajo që bleva, pagova paratë, u bë projekti dhe filluan punimet. Pasi filluan punimet, isha në Itali dhe kur u ktheva në Shqipëri pas një jave, vëllai më thotë që ta kanë marrë objektin. Shkoj atje dhe shoh që po punonin të tjerë në objektin tim dhe i them çfarë po bëni në objektin tim, aty del njëri dhe më thotë “ik nga këtu ose do të betonojmë këtu, ti nuk ke punë me ne, ke punë me bashkinë, ne na e ka dhënë bashkia”. Me pak fjalë ishte bërë një grabitje e objektit tim nga bashkia që në atë kohë e drejtonte Sali Kelmendi nën siglën e PD dhe të Berishës. Bashkia kishte marrë vendim që ia kishte dhënë truallin një firme ndërtimi nga Vlora. Takova drejtuesin e firmës së ndërtimit dhe ai më tha që kishte marrë projektin për ndërtimin e apartamenteve për punonjësit e SHIK-ut. Në tokën time po ndërtoheshin apartamente për SHIK-un. Ndërsa katin e parë do ta merrte Tritan Shehu për ta bërë klinikë dhe ashtu u bë fillimisht. Vendi ishte shumë i sigurt se ishte pranë ambasadës, aty kisha projektuar apartamentin e familjes time, por nuk ndodhi, shteti ma mori. Shteti ma bëri këtë gjëmë. SHIK-u mori truallin tim afër ambasadës amerikane. Për çfarë i duheshin SHIK apartamentet pranë ambasadës, për të përgjuar amerikanët? Kohë më vonë mësova që kjo ishte e vërtetë, që kjo ishte arsyeja. Beteja ime vijoi pasi hodha në gjyq bashkinë dhe e fitova gjyqin. Por kjo nuk kishte më rëndësi pasi ata ma kishin marrë truallin, ishte zaptuar”, u shpreh Sotiraq Naçi.
SHIK-u më rrëmbeu vajzën 14-vjeçare

- Advertisement -

Sotiraq Naçi tregon se si i rrëmbyen vajzën dhe si e shpëtoi me ndihmën e policisë dhe si më pas fitoi azilin politik në SHBA në vitin 1997.

“Kanë dashur edhe të më eliminojnë fizikisht. Më ka shpëtuar policia, ata më lajmëruan, më thanë sonte do të largohesh nga shtëpia pasi je i etiketuar për t’u vrarë, në policinë e asaj kohe kishte akoma atribute për të mbrojtur njerëzit.

Policia dhe SHIK-u ishin një tjetër gjë, nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Në ’97 më rrëmbyen vajzën, vajza ishte 14 vjeçe. I vura gishtin strukturën së SHIK-ut që më bënin terrorin. Kur më rrëmbyen vajzën, pas 10 orësh më bënë një telefonatë dhe më thonë që vajza nodhet me ne dhe ajo ka gjetur jetën e vet dhe do të shkojë në Gjermani dhe që ajo kërkon nga ty që t’i japësh 50 mijë dollarë.

Unë i them që tradita jonë e do që vajzën ta puth në ballë dhe ta uroj për një jetë të lumtur dhe nëse ju ma realizoni këtë do t’iu jap edhe juve 100 mijë dollarë. Ata e hëngrën këtë karrem dhe më thonë po dhe ku do të takohemi që ta marrim.

Pa më sjellë vajzën i thashë nuk iu jap asgjë dhe takimin e bëmë te kafe “Amerika”. Vijnë dy persona me vajzën. I thashë vajzës eja, u nis të vinte, por njëri nga ata nuk e lejoi. Sa bënë tre hapa ata që hynë erdhën 10 policia dhe i kapën të dy dhe i arrestuan dhe ne morën vajzën. Policia më thotë që largohem disa ditë deri sa të sqarohet situata.

Policia më thërret dhe më tregon që të dy ishin në qeli. Nuk më interesonte më asgjë përveç familjes time dhe përgatitëm terrenin për t’u larguar në Amerikë. Fitova azilin politik dhe u largova në SHBA.” u shpreh Sotiraq Naçi.

Si më arrestoi me grupin e Xhaferrit shteti i Berishës në ’97!

Sotiraq Naçi tregon si e gjeti veten në pranga bashkë me grupin e Xhaferrit me të cilin nuk kishte asnjë njohje, madje kishte futur edhe paratë te firma piramidale e Xhaferrit.

“Shkova në SHBA për të sistemuar vajzën me shkollën, por kur u ktheva në Shqipëri, më 22 janar në orën 1 të natës, 12 SHIK-sa bastisin shtëpinë time dhe më arrestojnë. Mua më kishin arrestuar bashkë me grupin e Rrapush Xhaferrit, më futën aty pasi nuk gjenin dot spekulime të tjera për të më arrestuar. Më arrestuan për përvetësime dhe spekulime të mëdha në popull.

Nuk kisha asnjë firmë piramidale. Madje paratë e shtëpisë i futa te Xhaferri. Unë isha i arrestuar bashkë me Xhaferrin, i cili ndërkohë më kishte marrë paratë. Me Xhaferrin nuk kisha njohje, e njihja vetëm si klient të hotelit tim. Kishte një dashnore, Rabije dhe vinte me atë aty.

Xhaferrin e kisha klient në hotel. Madje Xhaferrit i thashë se mos bën ndonjë mbrojtje që cënon dinjitetin tim, ai më tha jo nuk kam asnjë punë me ty. Unë i kisha humbur të gjitha, por ndërkohë më bënë bashkëpunëtor. SHIK-u ishte ai që bëri gjithçka.”, u shpreh Sotiraq Naçi.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit