Roland Bejko:”Qytetarët kanë pakënaqësi ndaj Edi Ramës dhe qeverisjes të tij, Basha duhet të fitojë”

Roland Bejko, sekretar për Pushtetin Vendor në PD, ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën në gjashtë bashki të vendit si dhe ka shprehur opinionet e tij rreth rezultateve.

I ftuar në një emision televiziv Bejko u shpreh se Lulzim Basha nuk duhet të largohet nga drejtimi i partisë dhe se është i bindur se Basha do të jetë fituesi.

Ndër të tjera ai u shpreh se Lulzim Basha ka mundësi të fitojë në Bejko në Bashkitë e Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës dhe se qytetarët kanë pakënaqësi ndaj Edi Ramës.

- Advertisement -

“Basha nuk ka arsye të largohet, sepse është konteksti në të cilën po zhvillohen zgjedhjet. Edhe sikur të dalë i treti edhe pse nuk do të ndodhë. Por edhe nëse ndodh ai duhet të qëndrojë”, tha Bejko.

Bejko tha se PD pretendon të fitojë Bashkitë e Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës.

“Kanë rëndësi zgjedhjet për shkak të klimës politike, shpallja non grata e Berishës dhe ndarja e PD, ka rritur pritshmërinë e opinionit publik që ka interes të shohë kush do të fitojë.

PD futet me pretendime të qarta, sidomos në Shkodër, Durrës, Dibër. Qytetarët kanë pakënaqësi ndaj Edi Ramës, qeverisjes lokale dhe qëndrore të tij”, tha Bejko.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit