Risia më e fundit e Instagramit, ja kujt i shpall luftë

Instagrami i ka shpallur luftë lajmeve të rreme. Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false. Funksioni, për momentin është i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Siç nënvizohet nga sajti teknologjik Engadget, risia ka një funksion të dyfishtë: të ndihmojë Instagramin të individualizojë dezinformimin në platformë dhe të stërvisë algoritmet e inteligjencës artificiale të njohë falsitetet.

Fillimisht, rrjeti social do të përdorë sinjalizimet e përdoruesve dhe faktorë të tjerë, si përshembull sa i vjetër është një postim dhe aktivitetet e llogarisë që e ka gjeneruar, për të vlerësuar nëse një përmbajtje e caktuar duhet të kontrollohet thellësisht.

Shoqëritë që merren me verifikimin, janë të njëjtat që ekzaminojnë përmbajtjet në facebook. Nëse një lajm i rremë konfirmohet, postimi nuk hiqet por bëhet i padukshëm në kërkime dhe injorohet nga seksioni ‘eksploro’.

Llogaria që e ka gjeneruar nuk merr asnjë njoftim kur një përmbajtje e saj është nën vëzhgim dhe nëse ajo konsiderohet false.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e mërkurë, 20 janar

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira. Temperatura më e lartë...

“Abortova fëmijën kur isha duke prezantuar emisionin”, moderatorja rrëfen momentin prekës

Myleene Klass është një moderatore e njohur në Britani. Së fundmi, ajo ka rrëfyer një moment të vështirë në jetën e saj.

Gruaja me aftësi ndryshe bëhet nënë për herë të dytë, ministrja: “Lot gëzimi në maternitet”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë sot në maternitetin “Koço Gliozheni”. Ajo ka bërë të ditur se Anisa, një grua me...

Aksident fatal në Milot-Thumanë, përplasja me mjetin lë të vdekur 70 vjeçarin

Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot-Thumanë. Një 70 vjeçar ka gjetur vdekjen. Shtetasi me inicialet...