Rikthim/ Edi Rama dhe historia e tij me Rudina Magjistarin (Prekëse)

Një ndër të dashurat e kryeministrit Rama ka qenë edhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari. Lidhja e tyre nisi në verën e vitit 1999 dhe Rudina ishte 11 vite më e vogël se ai.
Historia me Rudina Magjistarin, një ikonë e ekraneve në atë kohë, u bë shpejt një histori publike nga më të komentuarat në Shqipëri. Rudina Magjistari u shfaq në videoklipin “Tirona” të Edi Ramës, realizuar nga Liri Begeja, në vitin 2003. Në fushatën e vitit 2003, ata u puthën në skenë.

“Dashuria mund të lindë, mund të transformohet, mund të rilindë… Jeta është shumë e gjatë vetëm për një dashuri”- ka deklaruar Rudina Magjistari në atë kohë.

Lajmi u përgënjeshtrua, por më vonë u prezantuan bashkë në publik në një dalje në Tv Klan. 4 vite më vonë ajo deklaroi se njiheshin nga larg dhe se për herë të parë janë takuar një nga lokalet e Tiranës.

- Advertisement -

“Dy njerëz të gjatë si ne, nuk mund të mos i binin në sy njëri-tjetrit”, deklaroi Magjistari. Historia e tyre u bë shpejt publike dhe zuri faqet e revistave dhe gazetave.

Nga të gjitha marrëdhëniet publike të Edi Ramës me femrat, ajo me Rudina Magjistarin u komentua më tepër.

Vajza simpatike bionde ishte prezente në ekran me programet më të ndjekura të momentit. Nëpër intervista ata tregonin se lidhja e tyre shkonte si mos më mirë. Ata jetonin së bashku, Rama pohonte se Rudina ishte një suport i madh në angazhimet e tij, madje ata tregonin shpesh edhe detaje nga jeta e tyre si të dashuruar. Mjafton të kujtojmë kohën kur të dy u futën në dietë për të arritur peshën që dëshironin.
Mbas katër vitesh lidhja e tyre merr fund. Kësaj radhe asnjëri nuk nxiton ta pohojë këtë fakt në faqet e gazetave e revistave ashtu siç ndodhi kur ata u lidhën bashkë. Një heshtje plotë nga të dy, ndërkohë që pëshpëritej se ata tashmë ishin ndarë.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit