Kina po përballet me një valë tjetër të koronavirusit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Kina sot ka futur në karantinë qytetin e tretë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.
Qyteti i Langfang në provincën Hebei, 64 kilometra jashtë Pekinit është futur në izolim duke karantinuar kështu 4.9 milion njerëz për shtatë ditë.
Më shumë se 20,000 banorë të tjerë në qytetin Shijiazhuang u futën në izolim një ditë më parë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) raportoi sot 55 raste të reja Covid-19, ndërsa të hënën 103.
Sa herë që Kina shfaq raste të reja të shumta në një qytet, qyteti në fjalë izolohet më pas teston qytetarët për të bërë të mundur kështu ndalimin e përhapjes së koronavirusit.