Ridvan Ramazani u ekzekutua me kallashnikov, dy autorët u larguan me motor pasi e vranë/ Detajet

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Dajç të Shkodrës. Ridvan Ramazani (Hyseni) u ekzekutua me kallashnikov.

Mësohet se dy persona kanë ekzekutuar Ramazanin dhe më pas janë larguar me motor. Në vendngjarje janë gjetur rreth 20 gëzhoja kallashnikovi.

Pamje nga vendngjarja

Krimi ndodhi rreth orës 11:20, afër një pike karburanti. Megjithatë, kamerat e karburantit nuk kanë qenë funksionale dhe për këtë arsye është e vështirë të bëhet identifikimi i autorëve.

Policia ka shoqëruar në komisariat për të marrë në pyetje punëtorin e karburantit. Ndërkaq, pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi Ramazani ka pasur konflikte me Edmir Koçian, i cili u vra në 28 nëntor 2012.

Admir Kocia dhe pamje nga vendi i ngjarjes

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Mafia Rama-Veliaj/ Reagon ashpër Këshilltari gjerman: “Rasti i Kryebashkiakut, jo i izoluar”

Martin Henze, një prej këshilltarëve të CDU-së gjermane, ka reaguar lidhur me përgjimet e anti-mafies italiane të publikuara së fundmi, ku hidhet dritë mbi...

Arian Çani e pyet ‘live’ këngëtarin shqiptar nëse është gay, ja përgjigja e tij

Këngëtari Mirudi u etiketua si “Konçita shqiptare” për faktin se tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij në Festivalin e Këngës. Në një lidhje direkte...

Dogji për së gjalli 12-vjeçaren shqiptare/ Zbulohet pas 9 vitesh identiteti i pedofilit që tentoi të përdhunonte të miturën në Greqi

Greqi – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa vitesh ndaj një vajze të vogël me origjinë shqiptare, e cila u dogj e...

E bujshme/ Italia hedh në gjyq kompanitë prodhuese të vaksinës anti-COVID, zbardhet arsyeja

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se Italia do të kërkojë llogari ndaj kompanive Pfizer dhe AstraZeneca për vonesat në dërgimin e vaksinave. Përmes një postimi...