Rezulton sërish pozitiv, irritohet keq Ronaldo, kundërvihet mjekëve: “Testi i Covid-19 një broçkull e madhe, ndihem mirë!”

Lajm i keq për tifozët e Juventusit, por edhe futbolldashësve për sot, të cilët me padurim prisnin duelin e sotëm mes Juventusit dhe Barcelonës, pasi Cristiano Ronaldo do të mungojë.

Portugezi rezultoi sërish pozitiv me Covid-19 dhe në tamponin e djeshëm, duke humbur kështu duelin e shumëpritur me Leo Messin.

Megjithatë, 35-vjeçari ka treguar dhe një herë se ai është në një gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe është paksa i inatosur që do të mungojë në duelin e Championsit.

CR7 ka postuar një fotot në “Instagram” para pak minutash, ku nuk ka munguar dhe një përkrahje për shokët e tij të skuadrës. “Ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Forza Juve”, shkruan ai përkrah fotos.

Ndërkohë Ronaldo ka bërë dhe një koment më poshtë, duke treguar qëndrimin e tij ndaj situatës së krijuar nga coronavirusi. “PCR (testi për Covid-19) është broçkull e madhe”, komenton portugezi i inatosur.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Horoskopi për ditën e martë, 24 nëntor, 2020

DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë...

PD denoncon ministren: Harxhon 10 mijë euro çdo javë me helikopter (Video)

Përmes denoncimit të ish-deputetit Xhemal Gjkunkshi, Partia Demokratike ka akuzuar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se është duke përdorur helikopterët e ushtrisë për të...

Rekord viktimash nga Covid në Shqipëri: 17 humbje jete në 24 orë dhe 795 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 795 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 17...

Tragjike/ Ndahet nga jeta 34-vjeçarja shqiptare, pak ditë më parë ishte bërë nënë për herë të tretë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një grua shqiptare.Mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Hazbije...